Arrestohen 15 punonjës të universitetit Egje në Turqi
Policia turke ka arrestuar 15 punonjës të universitetit Egje të Izmirit me akuzën e bashkëpunimit me organizatorët e grushtit të dështuar të shtetit.
Gjykata turke ka urdhëruar arrestimin e 23 punonjësve dhe kuadrove të këtij universiteti, të cilët akuzohen për bashkëpunim me Fethullah Gylen, i akuzuari kryesor për tentativën e gushtshtetit të 15 Korrikut 2016 në Turqi. Deri tani 8 persona që ndodhen në listën e të akuzuarve nuk janë arrestuar ende. Universiteti Egje në Izmir është universiteti i katërt më i madh në Turqi. Qeveria turke ka arrestuar mbi 32 mijë persona nën akuzën e bashkëpunimit me organizatorët e grushtit të dështuar të shtetit dhe dhjetëra mijëra të tjerë i ka dëbuar nga puna.