Marrëveshja e OPEC-ut rrit çmimin e naftës
(last modified Sat, 01 Oct 2016 18:11:00 GMT )
Tetor 01, 2016 20:11 Europe/Tirane
  • Marrëveshja e OPEC-ut rrit çmimin e naftës

OPEC, karteli i prodhuesve të naftës, arriti një marrëveshje paraprake për të reduktuar prodhimin e arit të zi për herë të parë pas 8 vitesh dhe kjo ka bërë që çmimi i naftës bruto të nisë të rritet.

Vendet kryesore që eksportojnë naftë ranë dakord për këtë gjatë bisedimeve në Algjeri, në përpjekje për të qetësuar frikën nga mbifurnizimi i tregut. Sipas pjesëmarrësve në takim, detajet e plota të paktit do të finalizohen në takimin formal të OPEC-ut në nëntor.  Çmimi i naftës bruto në bursën e Nju Jorkut pas marrëveshjes paraprake të vendeve të OPEC-ut, u rrit me 9%, duke shkuar në 48 $ e 20 cent për fuçi.

 

Tags