Amnesty International, kritikon Hungarinë
Veprimtaria dhe qëndrimet e Hungarisë, kundrejt emigrantëve dhe emigracioni ka ngjallur reagimin e organizatës Amnesty International.
Pikërisht të tilla veprime të qeverisë së Hungarisë i kanë detyruar vende si Austria, që t’i drejtohen gjykatave ndërkombëtare. Hungaria do të mbajë të dielën një referendum, ku do të votohet kundër pranimit të refugjatëve në rast se Bashkimi Evropian vendos të zbatojë ndarjen e tyre në përqindje. Në shumë vende refugjatët presin udhëtimin drejt Evropës dhe lëvizjet janë të vogla, megjithatë Budapesti dëshiron të sigurohet se kjo nuk do të ndodh në asnjë mënyre. Hungaria është duke ndërtuar një gardh të dyfishtë për të ruajtur kufirin. Gardhi që mbron Evropën nga refugjatët. Myslimanët në Hungari thonë se janë të shqetësuar me referendumin e thirrur nga qeveria për këtë javë i cili është kundër emigrantëve. Sipas sondazheve, ky referendum pritet të rritë ksenofobinë në Hungari. Qeveria hungareze, duke pretenduar se ka lidhje të drejtpërdrejtë në mes të emigrantëve dhe terrorizmit, po kërkon një mandat popullor në votimet e së dielës për kundërshtimin e pranimit të kuotave të detyrueshme të Bashkimit Evropian për rivendosjen e azilkërkuesve, raporton AP. “Jam duke filluar ta ndjej se vendi im është mosmirënjohës ndaj meje”, thotë Timea Nadt, një mysimane hungazere. Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë se hungarezët nuk “kanë problem” me komunitetin mysliman të Hungarisë por ai beson se kuotat e BE-së për rivendosjen e azilkërkuesve, përfshirë këtu shumë myslimanë do ta shkatërrojnë identitetin dhe kulturën e krishterë të vendit të tij. Orban shpreson se me refuzimin e kuotave të BE-së në këtë referendum do të shtyjë që edhe vendet e tjera të refuzojnë kërkesat e BE-së, duke shtyrë Brukselin që të ndërrojë skemën për emigrantët. Në Hungari jetojnë rreth 5,600 myslimanë. Kampi i improvizuar dhe refugjatët shpresojnë se Hungaria do ta hapë zemrën dhe portën me gjemba. Një familje afgane, shtëpinë e re e kanë buzë gardhit prej ditësh. Fëmijët improvizojnë jetën dhe presin. Të rriturit shpresojnë. Pavarësisht se refugjatë nuk ka pasur, hungarezët janë duke ngritur edhe një gardh tjetër dhe një rrugë në mes. Gjuetarët e kufirit do të rrinë gati. Në bashki thonë se fjala është për emigrant dhe jo refugjatë. Ata nuk mund ta pranojnë gjithë botën. “Kemi refugjate nga Afrika, Lindja e Mesme e Bangladeshi dhe vende te tjera qe nuk behet luftë. Por, të gjithë këta kanë kaluar nëpër vende të sigurta dhe është dashur të ndalojnë në vendin e parë. Nuk e kuptoj pse kanë arritur në kufirin e Hungarisë me Serbinë”, shprehet Laszlo Torockay, Kryetar i Ashotallom, Hungari. Ballkani, një hartë shumëngjyrëshe e refugjatëve të ngujuar në vende të ndryshme. Një pjesë e tyre kthimin nuk e shohin si rrugë. Presin hapjen e portës së hekurt pasi ziles I kanë rënë prej kohësh. Sipas organizatës Amnesty International, vendet evropiane mes tyre Hungaria dhe Gjermania mundohen t’i mbajnë emigrantët jashtë kufijve të Evropës. Krerët e Evropës në takimin e tyre të fundit kanë rënë dakord për nënshkrimin e marrëveshjeve të ngjashme me atë të Turqisë me vendet e tjera kryesisht ato në Afrikë.