Erdogan: BE të marrë vendim për anëtarësimin e Turqisë në union
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29806-erdogan_be_të_marrë_vendim_për_anëtarësimin_e_turqisë_në_union
BE duhet të marrë vendim lidhur me anëtarësimin e Turqisë në union.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 02, 2016 14:28 Europe/Tirane
  • Erdogan: BE të marrë vendim për anëtarësimin e Turqisë në union

BE duhet të marrë vendim lidhur me anëtarësimin e Turqisë në union.

Kështu deklaroi sot Rexhep Taip Erdogan presidenti i Turqisë i cili nga BE kërkoi që të japë përgjigje transparente për këtë çështje. Erdogan tha se deri në fund të këtij muaji, Evropa duhet të vizat për shtetasit turq. Turqia ka arritur një marrëveshje me BE për heqjen e vizave në këmbim për kontrollimit të emigrantëve. Miëpo BE insiston që Ankaraja të ndryshojë ligjin anti-terror përpara sesa Brukseli të heqë vizat për shtetasit turq. Turqia është kandidate për anëtarësim në BE që prej vitit 1999 dhe negociatat për anëtarësim janë hapur në vitin 2005, mirëpo deri më sot këto negociata nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Qeveria turke kritikohet nga BE për shkak të politikave kundrejt kurdëve, mungesën e lirisë dhe shtypjen e medias.