Zviceranët manifestojnë në përkrahje të refugjatëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29830-zviceranët_manifestojnë_në_përkrahje_të_refugjatëve
Qindra qytetarë zviceranë kanë manifestuar duke shprehur kundërshtimin ndaj masave të ashpra të qeverisë kundër refugjatëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 02, 2016 17:47 Europe/Tirane
  • Zviceranët manifestojnë në përkrahje të refugjatëve

Qindra qytetarë zviceranë kanë manifestuar duke shprehur kundërshtimin ndaj masave të ashpra të qeverisë kundër refugjatëve.

Sic njofton Press TV, banorët e qytetit Lozanë kanë manifestuar sot me moton “Solidaritet pa kufi”, duke kritikuar ligjet e ashpra kundër refugjatëve, si dhe kanë kërkuar anulimin e ligjeve raciste. Ata mbanin parulla ku dënohej edhe traktati i Dublinit si dhe ligjet diskriminuese të BE në lidhje me azilkërkuesit. Sipas traktatit të Dublinit dhe ligjeve të BE, refugjatët duhet të mbeten në vendin e parë të BE ku janë futur për herë të parë.