Hungarezët kundërshtojnë planin e BE-së për pranimin e emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29863-hungarezët_kundërshtojnë_planin_e_be_së_për_pranimin_e_emigrantëve
Hungarezët që votuan në një referendum të mbajtur sot (e dielë) kanë hedhur poshtë me shumicë të madhe kuotat e detyrueshme të Bashkimit Evropian për emigrantët, ka njoftuar zyra kombëtare e zgjedhjeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2016 19:08 Europe/Tirane
  • Hungarezët kundërshtojnë planin e BE-së për pranimin e emigrantëve

Hungarezët që votuan në një referendum të mbajtur sot (e dielë) kanë hedhur poshtë me shumicë të madhe kuotat e detyrueshme të Bashkimit Evropian për emigrantët, ka njoftuar zyra kombëtare e zgjedhjeve.

Por, 'exit poll'-et sugjerojnë se pjesëmarrja në referendum nuk ka arritur të kalojë 50 përqindëshin e nevojshëm që rezultati të konsiderohet i vlefshëm. Pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, 98 për qind e votuesve kanë kundërshtuar kuotat e BE'së, kanë bërë të ditur zyrtarët. Kryeministri djathtist, Viktor Urban, kishte nxitur hungarezët të kundërshtonin skemën e BE-së për emigrantët, duke e përshkruar atë si kërcënim për sigurinë dhe mënyrën e jetesës në Evropë. Ai e ka përshkruar rezultatin si "të jashtëzakonshëm", dhe ka thënë se BE-ja "nuk mund ta detyrojë" Hungarinë të pranojë emigrantë. Ai i ka bërë thirrje vendimmarrësve në BE që të marrin parasysh rezultatin e referendumit.