Ambasada e Arabisë Saudite në Marok ofendon Kur'anin e shenjtë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29932-ambasada_e_arabisë_saudite_në_marok_ofendon_kur'anin_e_shenjtë
Ofendimi i Kur'anit të shenjtë nga ambasada e Arabisë Saudite në Marok ka bërë jehonë të gjerë në rrjetet sociale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 03, 2016 11:34 Europe/Tirane
  • Ambasada e Arabisë Saudite në Marok ofendon Kur'anin e shenjtë

Ofendimi i Kur'anit të shenjtë nga ambasada e Arabisë Saudite në Marok ka bërë jehonë të gjerë në rrjetet sociale.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se gazeta "Axhil" e Arabisë Saudite në një raport të saj pretendoi se pas reshjeve të shiut në dëmtimit të vendit ku ruheshin Kur'anët dhe librat fetare të vjetra, funksionarët e ambasadës së Arabisë Saudite kanë kërkuar nga punonjësit përkatës që të transferojnë këto libra në një vend të sigurt dhe t'i djegin ato. Kjo gazetë saudite gjithashtu pretendoi se punonjësit e ambasadës saudite në Marok këto libra i kanë transferuar afër një vendit ku mblidheshin plehrat, por nuk i kanë djegur ato. Ambasada e Arabisë Saudite në Marok gjithashtu pretendoi se këto persona me publikimin e fotografive nga vendi ku janë hedhur këto libra në rrjetet sociale, synojnë të prishin imazhin e ambasadës së Arabisë Saudite në Marok. Ofendimi i ambasadës së Arabisë Saudite ndaj Kur'anit dhe librave të tjera fetare është bërë në kohën kur ky vend është një prej faktorëve kryesorë për përhapjen e takfirizmit dhe terrorizmit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në botë dhe shumë analistë dhe ekspertë të çështjeve politike besojnë se Arabia Saudite me zhvillimin e shkollave fetare në rajone të ndryshme të botës, po ndihmon përhapjen e të menduarit vehabist. Vehabizmi është sekti zyrtar në Arabinë Saudite i cili kryesisht ka perceptime të devijuara nga Islamit dhe mësimet e tij refuzohen nga shumica e myslimanëve në botë. Vlen të theksohet se disa javë më parë dijetarët dhe mendimtarët e dalluar sunitë të Egjiptit, Sirisë, Jordanisë, Sudanit dhe të disa vendeve evropiane në një takim të organizuar në Grozni të Çeçenisë, në mënyrë zyrtare janë distancuar nga sekti vehabist.