Çeçenia e gatshme për trajnimin e ushtrisë siriane
Lideri i Republikës Autonome të Çeçenisë deklaroi se Siria konsiderohet një vend aleat i Çeçenisë dhe bëri të ditur gatishmërinë e këtij vendi për trajnimin e forcave siriane.
Agjencia ISNA e lajmeve njoftoi se Ramazan Kadirov deklaroi se nuk ka ekspertë ushtarakë nga Çeçenia në Siri, mirëpo Republika e Çeçenisë është e gatshme që të pranojë forcat siriane në bazën e forcave speciale të saj për trajnimin e tyre. Ai tha se aktualisht nuk ekziston kurrfarë plani për dërgimin e ekspertëve ushtarakë çeçene në Siri dhe kjo çështje nuk është kompetencë e autoriteteve rajonale, por kompetencë e komandantit të përgjithshëm dhe presidentit të vendit. Ramazan Kadirov në vazhdim tha: Siria është një vend aleat i Çeçenisë dhe atje po veprojnë terroristët dhe Çeçenia lufton kundër terrorizmit. Zhdukja e terroristëve në Siri do të lehtësojë punën në Rusi. Ne me gjithë dëshirë do t'i trajnojmë forcat ushtarake të Sirisë dhe asgjë nuk pengon këtë çështje".