Shtohet dhuna ndaj opozitarëve në Egjipt
Në Kajro të Egjiptit janë vrarë dy anëtarë të lartë të lëvijes Vëllazëria Myslimane.
Ministria e brendshme e Egjiptit dje njoftoi se forcat e sigurimit në Egjipt në një konflikt kanë vrarë Muhamed Qemal kreu i zyrës ekzekutive të lëvizjes Vëllezërit Myslimanë dhe Jaser Shehate një prej anëtarëve të kësaj lëvizjeje. Policia e Egjiptit pretendoi se operacioni ndaj këtyre personave është ndërmarrë pasi ka marrë informacione se një godinë në Kajro përdorej si qendër e lëvizjes Vëllezërit Myslimanë. Qendra e terapisë së viktimave të dhunës në Egjipt e njohur me emrin Nadim ka publikuar një raport 28 faqesh. Në këtë raport jepen 52 raste të torturave të përdorura nga forcat e sigurisë së Egjiptit vetëm gjatë muajit të kaluar. Në këtë raport thuhet se forcat e rendit keqtrajtojnë qytetarët dhe si shembull ka përmendur arrestimet e detyrueshme, vrasjet jashtëligjore, neglizhenca mjekësore, vdekja në dhomat e arrestit. Shteti në Egjipt e ka quajtur të jashtëligjshëm lëvizje të tilla si Vëllazëria Myslimane dhe për momentin ky regjim po mundohet të eliminojë të gjitha rrjedhat opozitare në vend. Regjimi i presidentit Sisi duke arrestuar, burgosur apo internuar liderët e lëvizje Vëllezërit Myslimanë, po mundohet të ndërpresë lidhjet e tyre me qytetarët egjiptianë dhe në fund të kontrollojë lëvizjet dhe grupet protestuese në vend. Pas rrëzimit të Muhamed morsi nga posti i presidentit, të cilin ai e fitoi me zgjedhjet demokratike të vitit 2012, shteti egjiptian ndërmori një fushatë spastrimi ndaj lëvizjes Vëllezërit Myslimanë dhe përkrahësve të saj. Në kuadër të kësaj politike edhe gjykata egjiptiane ka dënuar me vdekje me qindra kundërshtarë dhe opozitarë. Përkrahës të Muhamed Morsit, presidentin Sisi e konsiderojnë puçist i cili pa marrë parasysh zgjedhjet demokratike të vitit 2012 rrëzoi nga pushteti presidentin legjitim. Veprimtaria monopole e forcave ushtarake në Egjipt, është bërë shkak që ndaj presidentit Sisi të krijohet një dosje e zezë. Presidenti Abdul’fetah Sisi pasi mori postin e presidentit në Egjipt, premtoi se vendin do të çoje drejt demokracisë mirëpo siç shprehen kundërshtarët dhe opozitarët e tij, ai nuk ka sjellë gjë tjetër veçse një shtet policor, shtypës dhe shkelës i gjithanshëm të drejtave civile dhe të njeriut. Që nga koha e rrëzimit të Muhamed Morsit e deri më tani, në Egjipt janë arrestuar 22 mijë aktivistë politikë prej të cilëve me qindra kanë marrë dënim me vdekje. Edhe pse Abdul’fetah Sisi nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2014 u shpall presidenti legjitim i Egjiptit, janë të shumtë ata egjiptianë të cilët si president të tyre konsiderojnë Muhamed Morsin.