Fushata elektorale në Amerikë dhe debatet e ashpra politike
(last modified Wed, 05 Oct 2016 08:07:57 GMT )
Tetor 05, 2016 10:07 Europe/Tirane
  • Fushata elektorale në Amerikë dhe debatet e ashpra politike

Kandidatët republikanë dhe demokratë për postin e zv/presidentit në SHBA, kanë zhvilluar një debat të ashpër politik mes tyre.

Kandidati republikan për zëvendës president amerikan, Mike Pence, është kërcënuar me përdorim të forcës kundër caqeve të qeverisë së Sirisë, nëse Rusia e vazhdon “sulmin barbar” të saj në Alepo. Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë sipas kohës amerikane gjatë debatit të ashpër televiziv me kandidatin demokrat, Tim Kaine. “Nëse Rusia zgjedhë të jetë e përfshirë dhe vazhdon... në këtë sulm barbar në Alepo, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta përdorin forcën ushtarake për t’i sulmuar caqet e regjimit” të presidentit Bashar al-Assad, tha Mike Pence, që është guvernator i shtetit Indiana. Kandidati presidencial republikan, Donald Trump, më herët gjatë ditës ka sugjeruar se Rusia e ka shkelur armëpushimin në Siri, pasi nuk i respekton Shtetet e Bashkuara, por ai nuk tha se do të ndërmarrë aksion ushtarak për tu përgjigjur. Senatori demokrat nga Virxhiania, Tim Kaine, i cili garon së bashku me kandidaten për presidente, Hillary Clinton, e akuzoi Donald Trumpin se e ka ideal presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe taktikat e tij të përdorimit të armatimit. Donald Trump, përsëri e ka lavdëruar Vladimir Putinin dhe është e qartë se ai ka raporte biznesore me oligarkët rusë...të cilat ai refuzon t’i zbuloj”, tha Tim Kaine. Sa i përket marrëveshjes bërthamore, Kaine pretendoi se Amerika me anë të negociatave mund të bllokonte programin bërthamor të Iranit, mirëpo Pence hodhi poshtë këtë ide dhe pretendoi se marrëveshja bërthamore i ka mundësuar Iranit të marrë 150 miliard dollarë. Në vazhdim Kaine tha se në kohën kur Trump i cilëson meksikanët hajdutë dhe agresorë dhe shpreh dilema mbi origjinën amerikane të presidentit, atëherë si do të mund ta inkurajojë shoqërinë të ketë respekt reciprok.

 


 

Tags