Shtetasve ukrainasë u kërkohet të mos udhëtojnë në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30229-shtetasve_ukrainasë_u_kërkohet_të_mos_udhëtojnë_në_rusi
Qeveria e Ukrainës u ka kërkuar shtetasve ukrainasë të evitojnë udhëtimet në Rusi, sepse mund të arrestohen nga shërbimet e sigurisë së Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 05, 2016 17:34 Europe/Tirane
  • Shtetasve ukrainasë u kërkohet të mos udhëtojnë në Rusi

Qeveria e Ukrainës u ka kërkuar shtetasve ukrainasë të evitojnë udhëtimet në Rusi, sepse mund të arrestohen nga shërbimet e sigurisë së Rusisë.

Ministria e jashtme e Ukrainës deklaroi se disa shtetas ukrainas janë arrestuar dhe keqtrajtuar në Rusi, prandaj ukrainasit që dëshirojnë të udhëtojnë në Rusi duhet të jenë tepër të kujdesshëm. Një gazetar ukrainas është arrestuar kohët e fundit në Rusi dhe është akuzuar për spiunazh.