Ndërpriten ndihmat e BE për rindërtimin e Kolumbisë
BE ditën e mërkurë njoftoi vendimin për ndërprerjen e ndihmave të saj për rindërtimin e Kolumbisë. Pas rezultatit të referendumit të organizuar në këtë vend lidhur, referendum që refuzoi marrëveshjen e paqes mes qeverisë dhe grupit Fark, BE mori vendim që të anulojë ndihmat prej 600 milion eurosh për rindërtimin e Kolumbisë.
Kjo shumë ishte akorduar për t’i ardhur në ndihmë procesit të zbatimit të marrëveshjes së paqes, mirëpo kjo marrëveshje u anulua me votën e popullit në referendum. Presidenti i Kolumbisë dhe kreu i kryengritësve të Fark më 27 shtator arritën një marrëveshje për paqe e cila i dha fund luftës 52 vjeçare në Kolumbi luftë që ka marrë jetën e 260 mijë personave. Ivan Kurcok përfaqësuesi i Sllovakisë në PE ka thënë se për momentin BE nuk mund të vazhdojë të mbajë aktiv fondin e ndihmës. Sllovakia ka kryesinë e radhës së BE.