Ukraina thërret në bisedë konsullin rus
Tetor 06, 2016 17:48 Europe/Tirane
Ukraina ka thirrur në bisedë konsullin rus në Kiev, pasi Moska ka arrestuar një gazetar i cili po akuzohet për spiunazh.
Roman Sushchenko, korrespondent i agjencisë Ukrinform, është arrestuar më 30 shtator në Moskë. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Ukrainës, Mariana Betsa, ka thënë se konsulli rus është thirrur në bisedë për të dhënë shpjegime, se pse zyrtarëve të Kievit i është ndaluar që të kenë kontakte me gazetarin e arrestuar. “Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar”, ka thënë ajo. Rusia nuk ka ambasador në Ukrainë.
Tags