Italia kërkon marrëveshje mes Evropës dhe Turqisë rreth refugjatëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30346-italia_kërkon_marrëveshje_mes_evropës_dhe_turqisë_rreth_refugjatëve
Ministri i punëve të jashtme të Italisë të enjten deklaroi Bashkimi Evropian mund të arrijë marrëveshje me Turqinë rreth bllokadës së fluksit të emigrantëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 07, 2016 03:46 Europe/Tirane
  • Italia kërkon marrëveshje mes Evropës dhe Turqisë rreth refugjatëve

Ministri i punëve të jashtme të Italisë të enjten deklaroi Bashkimi Evropian mund të arrijë marrëveshje me Turqinë rreth bllokadës së fluksit të emigrantëve.

Agjencia Associated Press e lajmeve njoftoi se ministri i jashtëm i Italisë në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij turk Mevlyt Çaushoglu në Ankara, deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të ketë një qasje të hapur në lidhje me lehtësimin e kushteve të tij ndaj Turqisë duke mos shkelur parimet e veta. Paolo Gentiloni, ministri i punëve të jashtme të Italisë këto deklarata i bëri në kohën kur marrëveshja e Bashkimit Evropian dhe Turqisë për ndalimin e hyrjes së mijëra emigrantëve në Evropë nëpërmjet Detit Egje në Greqi, është futur në një bllokadë. Bashkimi Evropian ka rënë dakord me Turqinë në lidhje me dhënien e ndihmës 3 miliardë euro gjatë viteve 2017 dhe 2018, për përshpejtimin e procesit të negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët turq në shkëmbim të bashkëpunimit të këtij vendi përball fluksit të emigrantëve drejt vendeve evropiane. Ndërkohë që marrëveshja mes dy palëve për heqjen e regjimit të vizave është pezulluar për shkak se Turqia nuk ka zbatuar kërkesat e BE për lehtësimin e ligjeve kundër terrorizmit.