Një vend i rëndësishëm evropian ndalon veshjen e Burkës
(last modified Fri, 07 Oct 2016 15:47:04 GMT )
Tetor 07, 2016 17:47 Europe/Tirane
  • Një vend i rëndësishëm evropian ndalon veshjen e Burkës

Qeveria djathtiste e Norvegjisë ka njoftuar për një plan të ri në lidhje me ndalimin e bartjes së burkës nëpër klasa të mësimit dhe salla të ligjërimit universitar.

Sipas agjencisë së lajmeve Pars Today, duke cituar burime nga agjencia franceze e lajmeve AFP, Torbjorn Roe Isaksen, ministër i arsimit i Njorvegjisë, të enjten njoftoi se qeveria është duke punuar në drejtim të miratimit të ligjit i cili do të ndalojë veshjen e burkës nëpër shkolla dhe universitete. Kjo nënkupton se myslimanet që mësojnë dhe studiojnë nëpër shkolla dhe universitete të Norvegjisë do të jenë të privuara nga e drejta e tyre për të bartur burkë në këto institucione, ku vlen të theksohet se kjo çështje gjatë zgjedhjeve të fundit në Norvegji ishte bërë një nga temat kryesore nga kandidatët e subjekteve politike.

 

Tags