Mosmarrëveshjet e Francës me Gjermaninë për rritjen ekonomike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30409-mosmarrëveshjet_e_francës_me_gjermaninë_për_rritjen_ekonomike
Kryeministri francez ka njoftuar se ekzistojnë mosmarrëveshje me Gjermanisë sa i përket forcimit ët rritjes ekonomike në Evropë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2016 17:36 Europe/Tirane
  •  Mosmarrëveshjet e Francës me Gjermaninë për rritjen ekonomike

Kryeministri francez ka njoftuar se ekzistojnë mosmarrëveshje me Gjermanisë sa i përket forcimit ët rritjes ekonomike në Evropë.

Sipas Reuters, Manuel Vals, të premten në një fjalim të tij në Institutin Zhak Delur në Paris, ka thënë se sipas tij është e nevojshme të ndiqet një politikë serioze e rritjes ekonomike  e cila do të pranohej nga të gjithë. Nga ana tjetër, Presidenti i Francës, Fransua Hollande, ka paralajmëruar se Britania do të duhet të paguajë një çmim pas daljes nga Bashkimi Evropian. Ai nënvizoi se asnjë vend që kërkon të largohet nga BE-ja, nuk mund të përfitojë nga lehtësitë ekonomike që ofron blloku. Sipas tij, unioni duhet të tregojë qëndrim ndaj Britanisë, pasi në negociata, tha Hollande, Londra do të kërkojë që të ruajë marrëveshje që janë me përfitim për vendin dhe në të njëjtën kohë të mos i bindet rregullave dhe legjislacionit të bllokut evropian. “Britania ka vendosur që të largohet nga unioni, dhe dëshiron që për të bërë diçka të tillë të mos paguajë. Megjithatë, më duhet të them se kjo është diçka e pamundur.