Protesta e studentëve italianë
Tetor 07, 2016 17:37 Europe/Tirane
Qindra studentë italianë kanë protestuar në Romë dhe Milano kundër politikave shtrënguese të qeverisë italiane.
Të premten, demonstruesit dolën në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj shkurtimeve të shpenzimeve të arsimit dhe kundër reformave. Protestuesit janë parë duke gjuajtur bomba tymi, duke vandalizuar muret e ndërtesave dhe duke shkruar mbishkrime. Demonstruesit thonë se shkurtimet dhe reformat e miratuara nga parlamenti italian në korrik janë të padrejta. Ata thonë se me këto masa më së shumti përfitojnë shkollat private , ndërsa shkollat publike janë duke u shkatërruar. Në Romë, thuhet se protestat janë shndërruar në arenë përleshje mes protestuesve dhe policisë.
Tags