Protesta e studentëve italianë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30412-protesta_e_studentëve_italianë
Qindra studentë italianë kanë protestuar në Romë dhe Milano kundër politikave shtrënguese të qeverisë italiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2016 17:37 Europe/Tirane
  • Protesta e studentëve italianë

Qindra studentë italianë kanë protestuar në Romë dhe Milano kundër politikave shtrënguese të qeverisë italiane.

Të premten, demonstruesit dolën në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj shkurtimeve të shpenzimeve të arsimit dhe kundër reformave. Protestuesit janë parë duke gjuajtur bomba tymi, duke vandalizuar muret e ndërtesave dhe duke shkruar mbishkrime. Demonstruesit thonë se shkurtimet dhe reformat e miratuara nga parlamenti italian në korrik janë të padrejta. Ata thonë se me këto masa më së shumti përfitojnë shkollat ​​private , ndërsa shkollat publike janë duke u shkatërruar.  Në Romë, thuhet se protestat janë shndërruar në arenë përleshje mes protestuesve dhe policisë.