BE kritikon ashpër Izraelin
Tetor 07, 2016 17:38 Europe/Tirane
Bashkimi Evropian ka dënuar regjimin e Izraelit për vendimin e tij për ndërtimin e rreth 100 njësive të reja të banimit në pjesën veriore të Bregun të pushtuar Perëndimor, duke deklaruar se ky veprim shuan perspektivat për paqe.
Në një deklaratë të publikuar të premten nga zyra e BE, njoftohet se zyrtarët izraelitë duhet të heqin dorë urgjentisht nga këto veprime, sepse në të kundërtën nuk do të mbetet asnjë shpresë për arritjen e paqes në këtë rajon. Autoriteti i planifikimit civil izraelit miratoi planin për të ndërtuar njësi të reja banimi më 27 shtator.
Tags