Votimi në KS të OKB për Sirinë
Tetor 08, 2016 11:25 Europe/Tirane
Sot KS i OKB do të mbajë një votim lidhur me 2 rezoluta kushtuar Sirisë.
Sipas një njoftimi të Sky News Arabic, rezolutat janë propozuar nga Franca dhe Anglisë dhe në to analizohen kushtet për vendosjen e armëpushimit në Siri. KS i OKB do të votojë rezolutat në fjalë pas vizitës së ministrit të jashtëm francez në Moskë dhe Uashington. Moska ka dhënë shumë pak mundësi për miratimin e rezolutave dhe ka kërcënuar me përdorimin e vetos. Rezoluta e Rusisë për një armëpushim të ri në Siri do të votohet pasi të votohet rezoluta e Francës. Vitali Çurkin ka thënë se nuk ekziston asnjë mundësi që rezoluta e Francës për armëpushim në Siri të miratohet në KS të OKB.
Tags