Myslimanët e Nju Jorkut të rrezikuar nga ndjenjat islamofobe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30511-myslimanët_e_nju_jorkut_të_rrezikuar_nga_ndjenjat_islamofobe
Bashkësia myslimane e qytetit Long Ajlan në Nju Jork, zhvilloi një takim me funksionarët e policisë, për tu përballur me islamofobinë dhe me ndjenjat negative kundër myslimanëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 08, 2016 17:41 Europe/Tirane
  • Myslimanët e Nju Jorkut të rrezikuar nga ndjenjat islamofobe

Bashkësia myslimane e qytetit Long Ajlan në Nju Jork, zhvilloi një takim me funksionarët e policisë, për tu përballur me islamofobinë dhe me ndjenjat negative kundër myslimanëve.

Përfaqësuesit e myslimanëve të Long Ajlan në këtë takim deklaruan se myslimanët për shkak të tensioneve aktuale, janë të detyruar të mbrojnë vetveten dhe fenë e tyre. Ata kërkuan që forcat e policisë së Nju Jorkut të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së myslimanëve dhe të marrin masa për ndaljen e masave islamofobe të cilat janë shtuar kohëve të fundit bashkë me ndjenjat negative dhe armiqësore kundër myslimanëve. Nga ana e tyre agjentët e policisë kërkuan nga përfaqësuesit e myslimanëve që të informojnë policinë për çdo problem dhe u angazhuan sot të marrin masa ndaj çdo veprimi ofendues dhe kërcënues kundër bashkësisë myslimane.