Sulme ajrore të Turqisë në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30517-sulme_ajrore_të_turqisë_në_veri_të_sirisë
Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke, pretendoi se avionët luftarakë turq kanë sulmuar sot pozicionet e grupit terrorist ISIS në territorin sirian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 08, 2016 17:43 Europe/Tirane
  • Sulme ajrore të Turqisë në veri të Sirisë

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke, pretendoi se avionët luftarakë turq kanë sulmuar sot pozicionet e grupit terrorist ISIS në territorin sirian.

Ky burim shtoi se avionët turq në vazhdën e operacioni “Mburoja e Eufratit”, kanë bombarduar pozicionet e ISIS në veri të Sirisë. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke njoftoi se edhe të premten forcat turke kanë bombarduar pozicionet e terroristëve të ISIS në disa rajone në periferi të Alepos dhe u kanë shkaktuar dëme të shumta terroristëve. ekspertët janë të mendimit se në luftën kundër terrorizmit Turqia po ndjek një strategji të dyfishtë dhe po përpiqet të mashtrojë opinionin publik, duke pretenduar se lufton kundër grupeve terroriste, në një kohë që në realitet, Turqia është një nga përkrahësit kryesor ushtarak dhe financiar të ISIS dhe Al Nusras dhe synon përmbysjen e qeverive në Siri dhe Irak. Qeveritë e Sirisë dhe të Irakut disa herë kanë protestuar ndaj shkeljes së sovranitetit kombëtar të këtyre vendeve nga ana e ushtrisë turke.