Kërkesa e Lavrov për Francën
Ministri i Jashtëm i Rusisë i kërkoi Francës që të kryejë ndryshimet e kërkuara nga Rusia në rezolutën e paraqitur në KS të OKB në lidhje me krijimin e një zone të ndalim-fluturimit në veri të Sirisë.
Sergej Lavrov tha se nëse nuk kryhen ndryshimet e kërkuara nga Rusia në rezolutën e paraqitur nga Franca në KS të OKB dhe nëse nuk ndahen grupet opozitare të moderuara nga grupet terroriste në Siri, rezoluta franceze do të përballet me veton e Rusisë. Rusia kërcënoi sot me përdorimin e së drejtës së saj të vetos për të bllokuar projekt rezolutën në OKB të përgatitur nga Franca, që parashikon një armëpushim në qytetin sirian të Alepos dhe ndalimin e fluturimit të të gjithë avionëve ushtarakë.“Thjesht nuk e shoh se si mund ta lëmë këtë rezolutë të kalojë”, deklaroi për median Vitali Çurkin, ambasadori i Rusisë në OKB, i pyetur mbi një përdorim të mundshëm të së drejtës së saj të vetos nga Moska.