Vendimi i Amerikës për ndërprerjen e mbështetjes ndaj Arabisë Saudite
Sulmet vdekjeprurëse të Arabisë Saudite kundër popullit të Jemenit kanë filluar me mbështetjen e Amerikës dhe të vendeve të tjera perëndimore, mirëpo sulmi i fundit i regjimit Al Saud kundër një ceremonie mortore në kryeqytetin e Jemenit, ka ngjallur reagime të ashpre edhe nga Uashingtoni.
Ned Price, zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, të shtunën deklaroi se për shkak të sulmit të Arabisë Saudite kundër një ceremonie mortore në Sana dhe për shkak të vrasjes së qindra civilëve jemenas gjatë këtyre sulmeve, Amerika menjëherë do të bëjë një rishikim serioz në mbështetjen ndaj Riadit. Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se megjithëkëtë Uashingtoni ka kërkuar nga të dy palët që të vendosin menjëherë armëpushim. Vlen të theksohet se sulmi ajror i djeshëm i Arabisë Saudite kundër civilëve në Jemen, konsiderohet sulmi më i madh dhe më i egër i regjimit Al Saud gjatë një viti e gjysme kundër popullit të pambrojtur të Jemenit.