10 ushtarë turq të vrarë, 27 të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30595-10_ushtarë_turq_të_vrarë_27_të_plagosur
Të paktën 10 ushtarë turq humbën jetën në juglindje të vendit, si pasojë e një sulmi me autobombë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 09, 2016 14:43 Europe/Tirane
  • 10 ushtarë turq të vrarë, 27 të plagosur

Të paktën 10 ushtarë turq humbën jetën në juglindje të vendit, si pasojë e një sulmi me autobombë.

Sipas agjencisë turke të lajmeve “Dogan”, sulmi në bazën ushtarake “Durak” në rajonin Semdinli të provincës Hakkari, është vepër e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Militantët e PKK-së e kanë hedhur në erë automjetin me 5 ton eksploziv gjatë një kontrolli rutinë të dielën. 27 ushtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Duket se shkak për këtë sulm janë bërë aksionet, që forcat turke të sigurisë kanë ndërmarrë kundër anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është nxjerrë jashtë ligji në këtë provincë.