Rusia kundërshton rezolutën e propozuar nga Franca
Asnjë nga dy projektrezolutat për situatën në Siri, të cilat u paraqitën në Këshillin e Sigurimit, nuk u miratuan.
Teksti i propozuar nga Franca dhe Spanja u rrëzua për shkak të vetos së Rusisë, ndërsa proprozimi i vetë rusëve nuk arriti të marrë 9 votat minimale. Amabsadori i Rusis ënë OKB Vitali Churkin dekalroi se Britania duhet të heqë dorë nga zakonet kolonialiste të ndërhyrjes në çështjet e brendshme të shteteve sovrane. Kina abstenoi dhe ambasadori i saj në Këshillin e Sigurimit tha se nuk kishte zgjedhje tjetër. Rezultati ishte 11 në favor dhe dy abstenime. Ndërsa drafti i paraqitur nga Rusia u bënte thirrje të gjitha palëve t’u japin fund armiqësive, në mënyrë që të shtohen përpjekjet për të luftuar terrorizmin dhe të përkrahet i dërguari special i Këshillit të Sigurimit në Siri. Versioni rus mori vetëm 4 vota pro, 9 kundër dhe 2 abstenime. Të dy votimet u organizuan në një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, në përpjekjen e radhës për t’u dhënë fund bombardimeve në Aleppo, ku që prej muajit korrik nuk mbërrijnë ndihmat humanitare.