Qeveria angleze kundërshton votimin në parlament për Brexit-in
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30730-qeveria_angleze_kundërshton_votimin_në_parlament_për_brexit_in
Kryeministrja britanike Theresa May, ka hedhur poshtë idenë e një votimi të dytë nga Parlamenti për Brexit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2016 17:00 Europe/Tirane
  • Qeveria angleze kundërshton votimin në parlament për Brexit-in

Kryeministrja britanike Theresa May, ka hedhur poshtë idenë e një votimi të dytë nga Parlamenti për Brexit.

Sipas saj, te paragjykosh dhe anashkalosh vendimin dhe vullnetin e  popullit britanik në referendumin e qershorit është e papranueshme. “Parlamenti britanik natyrisht do debatoj dhe hetoj procesin e daljes se Britanisë nga BE-ja. Kjo është absolutisht e nevojshme dhe gjëja e duhur, por të bëjmë votim të dytë ose të votojmë për të anashkaluar vullnetin e popullit britanik nuk është mënyra e pranueshme për të ecur përpara”, tha zëdhënësi i kryeministres britanike. Kanë qenë ndër të tjerësh edhe deputeti konservator Stephen Phillips, nga partia e kryeministres , i cili vetë ka votuar për largimin  nga BE-ja që ka kërkuar një debat urgjent  për atë nëse kushtet e Brexit do duhet të diskutohen në Parlament përpara se Londra të fillojë zyrtarisht negociatat me BE-në. Andaj ndërhyrja e tij konsiderohet mjaft e rëndësishme, bashkë me politikanë të rëndësishme si ish-udhëheqësin laburist Ed Miliband dhe ish-liderin e liberaldemokratëve, Nick Clegg, partnerëve në koalicionin e qeverisë së ish-kryeministrit Cameron. Brexit mendohet se do përfundojë dhe Britania do të dalë nga BE-ja në verën e 2019-s, ndërkohë kryeministrja ka deklaruar se negociatat zyrtare pritet të fillojnë në fund të marsit të vitit të ardhshëm.