Wikileaks publikon email-et e drejtuesit të fushatës së Clinton
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30814-wikileaks_publikon_email_et_e_drejtuesit_të_fushatës_së_clinton
Wikileaks publikoi edhe 2.000 email-e të tjera, të cilat duket se vijnë nga adresa e postës elektronike të drejtuesit të fushatës së Hillary Clinton-it, John Podesta.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 11, 2016 17:29 Europe/Tirane
  • Wikileaks publikon email-et e drejtuesit të fushatës së Clinton

Wikileaks publikoi edhe 2.000 email-e të tjera, të cilat duket se vijnë nga adresa e postës elektronike të drejtuesit të fushatës së Hillary Clinton-it, John Podesta.

Ky është i katërti publikim brenda pak ditësh nga platforma e internetit që pretendon se ka mbi 50.000 email-e të Podestes, shumica datojnë në 2015-n e mbulojnë politika e diskutime strategjike mes anëtarëve të stafit të Clinton-it mbi mënyrat sesi duhen menaxhuar çështjet rutinë dhe media. Njëri prej mesazheve tregon sesi ndihmësi i hershëm i Clinton-it, Doug Band i referohet Chelsea Clinton-it si një “shejtane e llastuar”. Kampi i Hillary iu përgjigj nxjerrjes së informacionit me akuzën se fushata e Trump-it  po ngazëllehet për këtë lëvizje të orkestruar nga Vladimir Putin, pasi këshilltari i miliarderit njujorkez, Jason Miller nxori në “Twitter” një link të faqes në fjalë shoqëruar me shprehjen: dhe ja ku ndodhi.