Bota arabe e pasigurt edhe për dy dekada të tjera
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30895-bota_arabe_e_pasigurt_edhe_për_dy_dekada_të_tjera
Ish-presidenti i Tunizisë ka thënë se bota arabe edhe për dy dekada të tjera do të përballet me pasiguri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2016 04:36 Europe/Tirane
  • Bota arabe e pasigurt edhe për dy dekada të tjera

Ish-presidenti i Tunizisë ka thënë se bota arabe edhe për dy dekada të tjera do të përballet me pasiguri.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Monsef Al-Marzuki, ish-presidenti i Tunizisë, duke folur në lidhje me veprimet e grupeve terroriste dhe pasiguritë në botën arabe dhe në rajon, deklaroi se faza e pasigurisë me të cilën po përballet bota arabe, do të vazhdojë edhe për 10 ose 20 vite të tjera deri në vendosjen e një sistemi të ri arab. Monsef Al-Marzuk shtoi se ajo çfarë po ndodhë aktualisht në botën arabe është e ngjashme me atë ka ndodhur në Kinë në shekullin 19 dhe në Evropë në mesin e dy luftërave botërore. Faza aktuale është faza e përmbysjes së sistemit politik, ekonomik dhe e sistemit të botës arabe. Kjo fazë është sikur një tërmet që shkatërron çdo gjë dhe ky tërmet do të vazhdojë derisa të formohet një sistem politik arab i ri.