Snowden pjesë e “lojës” diplomatike Rusi-Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30898-snowden_pjesë_e_lojës_diplomatike_rusi_amerikë
Rusia nuk mund ta ekstradojë ish punonjësin e shërbimeve të inteligjencës amerikane Eduard Snowden në SHBA, tha ambasadori rus në SHBA, Sergey Kislyak, duke folur në Universitetin John Hopkins në Uashington DC.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 12, 2016 08:09 Europe/Tirane
  • Snowden pjesë e “lojës” diplomatike Rusi-Amerikë

Rusia nuk mund ta ekstradojë ish punonjësin e shërbimeve të inteligjencës amerikane Eduard Snowden në SHBA, tha ambasadori rus në SHBA, Sergey Kislyak, duke folur në Universitetin John Hopkins në Uashington DC.

“Nuk kemi asnjë arsye ligjore apo morale për t’ia dorëzuar atë administratës amerikane”, tha ambasadori rus në SHBA. Ai kujtoi se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë marrëveshje për ekstradim të personave të dyshuar për kryerjen e krimeve.