Obama merr qëndrim kundër republikanëve
(last modified Wed, 12 Oct 2016 10:04:30 GMT )
Tetor 12, 2016 12:04 Europe/Tirane
  • Obama merr qëndrim kundër republikanëve

Presidenti amerikan, Barack Obama i ka bërë thirrje të gjithë republikanëve që të tërheqin mbështetjen e tyre ndaj Donlad Tramp si kandidatin për president.

Në një tubim në mbështetje të konkurrentes demokrate Hillary Clinton, Obama tha se nuk ka kuptim që të denoncojë vërejtje të debatueshme, ndërkohë që ende nuk ka mbështetjen për Shtëpinë e Bardhë. Shumë republikanë të lartë janë distancuar nga Donald Trump për shkak të një video në të cilën ai mburret duke denigruar gratë. Në një miting në Karolinën e Veriut, presidenti Obama tha se si është e mundur që ka ende republikanë që duan president Trump? Obama tha se komentet e papërpunuar të  Trump për gratë do ta ndalojnë për të punuar edhe në një dyqan. Obama u ndërpre disa herë nga fushata anti-Klinton, por me vetëpërmbajtje ai tha: “. Kjo është demokracia në punë, kjo është e madhe”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se komentet e fundit për femrat e skualifikojnë Trumpin edhe nga punët më të thjeshta e jo më nga posti i presidentit. Obama tha se nuk duhet të jesh baba apo bashkëshort që të kuptosh se fjalët e tij nuk janë të drejta, mjafton që të jesh një njeri i mirë. Ai gjithashtu shtoi se në zgjedhjet e nëntorit, amerikanët kanë mundësinë të zgjedhin mes një personi të kualifikuar si Hilari Klinton dhe një njeriu si Trump që nuk ka temperamentin, gjykimin apo njohuritë për të drejtuar SHBA, madje nuk shfaq as dëshirën për t'i fituar këto veti.

Tags