Kanadezët manifestojnë në përkrahje të myslimanëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30970-kanadezët_manifestojnë_në_përkrahje_të_myslimanëve
Banorët e qytetit Kalgari në Kanada, manifestuan në përkrahje të myslimanëve të këtij vendi dhe dënuan vendosjen e posterave ani-islamik në universitetin e këtij qyteti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2016 17:30 Europe/Tirane
  • Kanadezët manifestojnë në përkrahje të myslimanëve

Banorët e qytetit Kalgari në Kanada, manifestuan në përkrahje të myslimanëve të këtij vendi dhe dënuan vendosjen e posterave ani-islamik në universitetin e këtij qyteti.

Mijëra studentë dhe pedagogë të universitetit të Kalgarit manifestuan në favor të myslimanëve dhe dërguan mesazhin e paqes dhe miqësisë me myslimanët. Ata kundërshtuan aktet islamofobe dhe vendosjen e disa postarëve anti-islamik e të degjeneruar në fasadën e këtij universiteti. Mishich Starin, profesor i kulturës islame dhe arabe në universitetin e Kalgarit, në fjalimin e mbajtur në këtë manifestim, shprehu keqardhjen për këtë akt të shëmtuar dhe kërkoi nga funksionarët e këtij universiteti të marrin masa për mospërsëritjen e të tilla akteve denigruese.