Putin akuzon Francën për thellimin e krizës në Siri
Tetor 12, 2016 17:31 Europe/Tirane
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Franca duke e detyruar Moskën të vendos veto ndaj rezolutës së propozuar nga Franca në KS të OKB, është bërë shkak për thellimin e krizës në Siri.
Putin tha se Franca qëllimisht e propozoi këtë rezolutë në KS të OKB, në ndërkohë që Parisi shumë herë e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar për dhënien fund të krizës në Siri. Presidenti rus, Vladimir Putin ka anuluar një vizitë zyrtare të planifikuar në Paris, një ditë pas deklaratës së dhënë nga homologu i tij francez, Francois Hollande, i cili tha se Moska mund të përballet me akuza për krime lufte në Gjykatën e Hagës për bombardimet në Alepo.
Tags