Putin akuzon Francën për thellimin e krizës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30976-putin_akuzon_francën_për_thellimin_e_krizës_në_siri
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Franca duke e detyruar Moskën të vendos veto ndaj rezolutës së propozuar nga Franca në KS të OKB, është bërë shkak për thellimin e krizës në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2016 17:31 Europe/Tirane
  • Putin akuzon Francën për thellimin e krizës në Siri

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Franca duke e detyruar Moskën të vendos veto ndaj rezolutës së propozuar nga Franca në KS të OKB, është bërë shkak për thellimin e krizës në Siri.

Putin tha se Franca qëllimisht e propozoi këtë rezolutë në KS të OKB, në ndërkohë që Parisi shumë herë e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar për dhënien fund të krizës në Siri. Presidenti rus, Vladimir Putin ka anuluar një vizitë zyrtare të planifikuar në Paris, një ditë pas deklaratës së dhënë nga homologu i tij francez, Francois Hollande, i cili tha se Moska mund të përballet me akuza për krime lufte në Gjykatën e Hagës për bombardimet në Alepo.