Austria nuk pranon anëtarësimin e Turqisë në BE
Tetor 13, 2016 15:21 Europe/Tirane
Ministri i Jashtëm i Austrisë deklaroi se Turqia nuk do të bëhet anëtare e BE-së.
Sebastian Kurtz, në një intervistë me të përditshmen gjermane Die Velt, tha se ai nuk është politikani i vetëm europian që mendon se Turqia nuk do të anëtarësohet në BE, por edhe shumë krerë të vendeve të BE-së janë të këtij mendimi. Që prej vitit 1999, Turqia është zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE, por procesi i negociatave ka zgjatur shumë për shkak të kundërshtimit të disa vendeve, të cilat janë të mendimit se Ankaraja është shumë larg standardeve të kërkuara për anëtarësimin në këtë union.
Tags