Putin: Rusia nuk ka kurrfarë negociata me Qeverinë e Amerikës
Presidenti i Rusisë deklaroi se aktualisht nuk zhvillohen kurrfarë negociatash mes Moskës dhe Uashingtonit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimir Putin të enjten deklaroi: "Nga pikëpamja e Amerikës, negociatat duhet të zhvillohen në këtë mënyrë që ata së pari të paraqesin nevojat dhe dëshirat e tyre dhe pastaj të insistojnë për zbatimin e tyre". Putin megjithatë deklaroi gatishmërinë e vendit të tij për zhvillimin e negociatave të cilat përfshinë përpjekjet për gjetjen e rrugëve drejt marrëveshjes dhe shtoi: "Kjo metodë e Amerikës nuk është metodë e negociatave, por është metodë e imponimit të kërkesave të tyre për palën tjetër". Presidenti rus gjithashtu i këshilloi negociatorët amerikanë se duhet të sillen si partnerë dhe duhet tu japin rëndësi edhe interesave të palës tjetër.