Raketa misterioze godasin Antalian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31171-raketa_misterioze_godasin_antalian
Një nga resortet më të njohura turistike turke është goditur me raketë. Zona e Antalias në jug të vend u godit nga tri raketa sipas medieve, ndërsa u shkatërrua një strehë e përdorur nga peshkatarët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2016 16:40 Europe/Tirane
  • Raketa misterioze godasin Antalian

Një nga resortet më të njohura turistike turke është goditur me raketë. Zona e Antalias në jug të vend u godit nga tri raketa sipas medieve, ndërsa u shkatërrua një strehë e përdorur nga peshkatarët.

Nuk ka njoftime për të plagosur. Zona është pranë pika të njohura turistike të Marmaris dhe Bodrumit, dhe shtrihen në veri të Qipros.  Gazeta turke “Hurriyet” shkruan se raketat u qëlluan nga një zonë malore pranë një rruge midis qytetit të Antalias dhe qytetit turistik të Kemerit. Ambulancat dhe forcat speciale të policisë janë dërguar në zonë. Motivi i sulmit është i panjohur, por Turqia është goditur nga një valë sulmesh vdekjeprurëse nga militantë të Shtetit Islamik dhe rebelët kurdë. Situate e acaruar politike në Turqi ka goditur rënë turizmin, ndërsa faktor negativ në këtë drejtim ishte edhe mungesa e turistëve rusë. Numri i vizitorëve të huaj në Turqi ka rënë me 38 për qind në muajin gusht krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Antalia shihet si portë për rajonin jugor mesdhetar të Turqisë.