Anglia duhet të bashkëpunojë me Evropën për zbatimin e Brexit
Ministri i ekonomisë dhe financave të Francës, deklaroi se Britania duhet të bashkëpunojë me BE në zbatimin e procesit të Brexit dhe të respektojë interesat e BE.
Michel Sapin tha se Londra nuk duhet të pres që Brukseli të zbatojë të gjitha kërkesat e Britanisë, sepse diçka e tillë është e pamundur dhe Britania patjetër duhet të paguajë çmimin e rëndë të daljes nga BE. Nga ana tjetër, Alternativa reale kundër një divorci të vështirë mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian është mos kryerja e divorcit. Kështu ka deklaruar presidenti i Këshillit Evropian Dornald Tusk, duke lënë të kuptohet se procesi në çdo lloj forme do të jetë tejet i komplikuar. Gjatë një fjalimi në Bruksel, Tusk paralajmëroi se Bashkimi Evropian nuk do të bëjë kompromis mbi insistimin e tij që liria e lëvizjes do të jetë kusht për qasjen e Britanisë në tregun e përbashkët evropian.