Reagimi i NATO-s ndaj raketave ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31198-reagimi_i_nato_s_ndaj_raketave_ruse
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shprehu shqetësimin mbi dislokimin e raketave ruse Iskander-M në Kaliningrad që është një territor rus në kufirin mes Polonisë dhe Letonisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2016 19:13 Europe/Tirane
  • Reagimi i NATO-s ndaj raketave ruse

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shprehu shqetësimin mbi dislokimin e raketave ruse Iskander-M në Kaliningrad që është një territor rus në kufirin mes Polonisë dhe Letonisë.

Jens Stoltenberg tha se ky veprim i Moskës ka krijuar shqetësime të thella tek vendet anëtare të NATO-s.  Rusia duket se e ka seriozisht qasjen e saj për të rihapur luftën e ftohtë me Perëndimin. Këtë e tregon fakti se Moska ka vendosur raketa bërthamore Iskander në rajonin më perëndimor rus, Kaliningrad, që është në kufi me Poloninë dhe Lituaninë, vende të NATO-s. Autoritetet në Poloni kanë reaguar duke deklaruar se kjo lëvizje e Kremlinit përbën shqetësimin më të thellë të tyre, duke shtuar se po e monitorojnë nga afër situatën.  Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se ky zhvillim është pjesë e një stërvitjeje ushtarake, që është kryer edhe më parë. Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë hasur në intensifikimin e mosmarrëveshjeve me Rusinë kohët e fundit, në veçanti për Sirinë dhe Krimenë.