Anglia reagon ndaj deklaratave të Donald Tusk
Tetor 14, 2016 19:14 Europe/Tirane
Kryeministrja e Anglisë hodhi poshtë deklaratën e kryetarit të Këshillit të Evropës mbi mundësinë e mosdaljes së Britanisë nga BE.
Theresa May tha se Britania është e vendosur për të dalë nga BE. Kryeministrja e Anglisë tha se deri në mars 2017, Londra do të aplikojë nenin 50 të traktatit të Lisbonës për daljen nga BE dhe shtoi se deklaratat e Donald Tusk mbi anulimin e Brexit nuk përputhen aspak me realitetin.
Tags