Rusia përkrah pjesëmarrjen e Iranit në negociatat ndërkombëtare për Sirinë
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë për çështje të Lindjes së Mesme ka deklaruar përkrahjen e vendit të tij ndaj pjesëmarrjes së Republikës Islamike të Iranit në negociatat ndërkombëtare në Lozanë për krizën në Siri.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mikhail Bogdanov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë për çështje të Lindjes së Mesme, të premten deklaroi: "Rusia kërkon pjesëmarrjen e Iranit, Irakut dhe Egjiptit në negociatat në lidhje me krizën në Siri. Në procesin e zgjidhjes së krizës në Siri duhet të marrin pjesë vendet që kanë ndikim në këtë vend. Për palën amerikane kemi deklaruar se kërkojmë pjesëmarrjen e Iranit, Irakut dhe Egjiptit në negociatat për Sirinë. Në takimin ndërkombëtar të Lozanës ministrat pjesëmarrës do të diskutojnë në lidhje me vendosjen e armëpushimit në Siri",- shtoi ndër të tjera Mikhail Bogdanov.