Rusia përkrah pjesëmarrjen e Iranit në negociatat ndërkombëtare për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31231-rusia_përkrah_pjesëmarrjen_e_iranit_në_negociatat_ndërkombëtare_për_sirinë
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë për çështje të Lindjes së Mesme ka deklaruar përkrahjen e vendit të tij ndaj pjesëmarrjes së Republikës Islamike të Iranit në negociatat ndërkombëtare në Lozanë për krizën në Siri.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 15, 2016 04:13 Europe/Tirane
  • Rusia përkrah pjesëmarrjen e Iranit në negociatat ndërkombëtare për Sirinë

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë për çështje të Lindjes së Mesme ka deklaruar përkrahjen e vendit të tij ndaj pjesëmarrjes së Republikës Islamike të Iranit në negociatat ndërkombëtare në Lozanë për krizën në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mikhail Bogdanov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë për çështje të Lindjes së Mesme, të premten deklaroi: "Rusia kërkon pjesëmarrjen e Iranit, Irakut dhe Egjiptit në negociatat në lidhje me krizën në Siri. Në procesin e zgjidhjes së krizës në Siri duhet të marrin pjesë vendet që kanë ndikim në këtë vend. Për palën amerikane kemi deklaruar se kërkojmë pjesëmarrjen e Iranit, Irakut dhe Egjiptit në negociatat për Sirinë. Në takimin ndërkombëtar të Lozanës ministrat pjesëmarrës do të diskutojnë në lidhje me vendosjen e armëpushimit në Siri",- shtoi ndër të tjera Mikhail Bogdanov.