CIA përgatit sulme kibernetike kundër Rusisë
Funksionarët e inteligjencës amerikane kanë deklaruar se Qeveria e presidentit amerikan Barak Obama po përgatit një sulm kibernetikë sekret kundër Rusisë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se funksionarët e inteligjencës së Amerikës të shtunën kanë deklaruar për kanalin televiziv NBC News se në rast të kryerjes së këtij sulmi, kjo do të jetë përgjigja e Uashingtonit ndaj pretendimeve rreth ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në procesin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Shtëpia e Bardhë të shtunën e javës së kaluar ka akuzuar Qeverinë e Rusisë për vjedhjen dhe zbulimin e e-mailave të Komitetit Kombëtar të Partisë Demokrate dhe të disa institucioneve dhe funksionarëve të lartë amerikanë. Autoritetet aktuale dhe ish-autoritetet të informuar në lidhje me këtë çështje kanë shtuar se Shtëpia e Bardhë ka kërkuar nga CIA të paraqesë disa opsione për kryerjen e sulmeve sekrete të gjera kibernetike për të skandalizuar krerët e Kremlinit.