Unioni Afrikan miratohen Kartën për Siguri Detare
(last modified Sun, 16 Oct 2016 05:39:34 GMT )
Tetor 16, 2016 07:39 Europe/Tirane
  • Unioni Afrikan miratohen Kartën për Siguri Detare

Krerët e vendeve anëtare të Unionit të Afrikës kanë miratuar Kartën për Siguri Detare dhe për Zhvillimin e Afrikës.

Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se krerët e vendeve anëtare të Unionit Afrikan të shtunën pasdite në takimin e zhvilluar në Luma, kryeqytetin e Togos, kanë rënë dakord për luftën kundër terrorizmit, për luftën kundër piratërisë, për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike, si dhe për shtimin e sigurisë detare dhe për zhvillimin e Afrikës. Në këtë takim të pranishmit kanë miratuar Kartën për Siguri Detare dhe për Zhvillimin e Afrikës e cila është një traktat juridik dhe obligativ për tu zbatuar. Doni Saso Angeso, presidenti i Republikës së Kongos, ka mirëpritur miratimin e kësaj Karte dhe u shpreh optimist se lufta kundër piratërisë dhe ekstremizmit do të vazhdohet me seriozitet më të madh në krahasim me të kaluarën.

Tags