Rusia paralajmëron Amerikën
Përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë për sigurinë inteligjente pas deklarimit të Amerikës se do të kryejë sulme kibernetike kundër Moskës, ka paralajmëruar Uashingtonin dhe ka theksuar se ky vendim për Amerikën është një lojë me zjarr.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Andre Krotskikh, përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë për sigurinë inteligjente, të shtunën në mbrëmje në një prononcim për media, theksoi se çfarëdo lloj veprimi që bëhet kundër Rusisë nuk do të mbetet pa përgjigje dhe përpjekja e Uashingtonit për ta frikësuar Moskën është mendjelehtësi dhe një veprim i papërgjegjshëm. Vlen të theksohet se njëkohësisht me paraqitjen e pretendimeve zyrtare dhe jozyrtare të Uashingtonit për implikimin e Rusisë në sulmet e hakerave për të ushtruar ndikim mbi zgjedhjet presidenciale në Amerikë, zv/presidenti amerikan ka dhënë urdhrin për fillimin e luftës kibernetike kundër Rusisë.