BE kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë
Revista amerikane Foreign Policy, bëri të ditur se posedon një kope të tekstit të deklaratës së takimit të ardhshëm të BE, ku bëhet thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.
Ky burim thekson se në këtë tekst vendet e BE për herë të parë do të dënojnë hapur Rusinë për rolin e forcave ruse në bombardimet e zonave të banuara në Siri. Në vazhdim Foreign Policy pretendon: Teksti i deklaratës dëshmon se takimi i nesërm i BE do të jetë një shuplakë e rëndë ndaj Rusisë për shkak të bombardimeve në Alepo. Më parë, mediat gjermane deklaruan se kancelarja Angela Merkel, në takimin e Këshillit të Evropës, ka propozuar shtimin e sanksioneve evropiane kundër Rusisë. Këto sanksione do të përfshijnë kryesisht industrinë ushtarake dhe të aviacionit.