Policia franceze përleshet me refugjatët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31432-policia_franceze_përleshet_me_refugjatët
Një person është plagosur nga përleshjet që ndodhën sot mes forcave të policisë franceze dhe refugjatëve në qytetin Kale, në veri të Francës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2016 16:20 Europe/Tirane
  • Policia franceze përleshet me refugjatët

Një person është plagosur nga përleshjet që ndodhën sot mes forcave të policisë franceze dhe refugjatëve në qytetin Kale, në veri të Francës.

Sic njofton sajti i gazetës franceze Le Figaro, forcat e policisë franceze u përleshën me një grup prej 300 refugjatësh në rrugën kryesore të qytetit Kale dhe në këto përleshje është plagosur rëndë një polic francez. Përleshjet ndodhën pasi forcat e policisë u përpoqën t’i kthenin refugjatët në kampin famëkeq në Kale, i quajtur ndryshe “Xhungla” dhe i famshëm për kushtet tepër të rënda të jetesës. Në këtë kamp jetojnë në kushte tepër të rënda mbi 5700 refugjatë dhe qeveria franceze përpiqet për transferimin e tyre në një kamp tjetër.