Arrestohen 58 shtetas të huaj në Izmir
Tetor 16, 2016 16:22 Europe/Tirane
Forcat e policisë turke kanë arrestuar 58 shtetas të huaj në qytetin Izmir.
Këta persona po akuzohen për hyrje të paligjshme në territorin e Turqisë, me qëllim që të kalojnë drejt Greqisë. Sipas policisë së Izmirit, 13 nga të arrestuarit janë shtetas të Bangladeshit dhe 45 të tjerë janë shtetas sirianë. Gjithashtu mësohet se edhe një shettas turk është arretsuar në rajonin Edirne, i akuzuar për trafikimin e 14 shtetasve sirianë.
Tags