Clinton me 11% përpara Trump
(last modified Mon, 17 Oct 2016 10:59:41 GMT )
Tetor 17, 2016 12:59 Europe/Tirane
  • Clinton me 11% përpara Trump

Rezultatet e sondazheve më të fundit mbi zgjedhjet presidenciale në Amerikë, flasin për nj avantazh prej 11% të kandidates Hillary Clinton kundrejt rivalit republikan Donald Trump.

Sondazhi është kryer nga Wall Street Journal dhe në rezultat kanë ndikuar akuzat e ngritura kundër Trump mbi çështjen e femrave. Mbështetësit kryesorë të Donald Trumpit po garojnë mes njëri-tjetrit të shpjegojnë se, ajo që Trump tha apo publikoi në “Twitter” është keqkuptuar. Bëhet fjalë për pretendimin e tij të pabazuar në fakte se, zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit janë “manipuluar” në favor të kandidates demokrate Hillary Clinton. “Absolutisht që ne do të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve”, tha kandidati republikan për zv.president, Mike Pence, në një shfaqje të së dielës. Vërejtjet e Trumpit reflektojnë irritimin e tij me “paragjykimet e dukshme në mediat kombëtare” që kanë raportuar gjatë muajit të fundit akuzat se Trump ka abuzuar seksualisht me disa gra. Vet manjati i pasurive të paluajtshme i ka quajtur këto pretendime si “gënjeshtra”. Sipas ekspertëve, ndërsa përballet me sulme të ashpra për sjelljen e tij, Trumpi ka shtuar sulmet personale ndaj Clintonit. Por jo vetëm kaq, pasi ai është përpjekur që të hedhë dyshime edhe mbi ndershmërinë e zgjedhjeve, duke thënë se ato po manipulohen nga media e korruptuar, që publikon gënjeshtra. Vërtetë mund të jetë pas në sondazhe, por Trumpi vazhdon të tërheqë mijëra njerëz në mitingjet e tij dhe të mbledhë sasi të konsiderueshme fondesh, diçka që sipas ekspertëve i çon një mesazh të qartë Hillary Clintonit se duhet të luftojë për Shtëpinë e Bardhë.

Tags