Paralajmërohet për shtimin e egoizmave nacionalist në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31555-paralajmërohet_për_shtimin_e_egoizmave_nacionalist_në_evropë
Kryetari i Parlamentit të Evropës duke marrë parasysh forcimin e krahut të së majtës ekstreme në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar për shtimin e egoizmave nacionaliste në këtë Union.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2016 12:04 Europe/Tirane
  • Paralajmërohet për shtimin e egoizmave nacionalist në Evropë

Kryetari i Parlamentit të Evropës duke marrë parasysh forcimin e krahut të së majtës ekstreme në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar për shtimin e egoizmave nacionaliste në këtë Union.

Revista "Focus" e Gjermanisë ka shkruar se Martin Shulz, kryetari i Parlamentit të Evropës, të dielën ka kërkuar më shumë përpjekje në përkrahjen e projektit evropian dhe duke marrë parasysh forcimin e krahut të së majtës ekstreme në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar për shtimin e egoizmave nacionaliste në këtë Union, prandaj kërkoi edhe unitet dhe solidaritet më të madh në Evropë në lidhje me çështjen e emigracionit. Kryetari i Parlamentit të Evropës gjithashtu paralajmëroi edhe për motot ultranacionaliste dhe kundër emigrantëve në Bashkimin Evropian. Martin Shulz, kryetari i Parlamentit të Evropës, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, garën elektorale në këto zgjedhje e ka quajtur garë elektorale evropiane dhe kërkoi hartimin e politikave të reja evropiane në Bruksel.